LAJME

Artikull

Poezia takon natyrën në një festival letrar në Sofje

Enjte, 13 Qershor 2024, 02:35

Foto: FB / Elizabeth.Kostova.Foundation

Foto: FB / Elizabeth.Kostova.Foundation

Madhësia e shkronjave

Nga data 13 deri më 20 qershor, Sofja është nikoqire e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar letrar “KryeqytetiLetërsia”. Tema e këtij viti është "Poezia/Natyra", kushtuar ndërlidhjes mes artit poetik dhe mjedisit në një botë ku natyra nuk është një strehë romantike, por një çështje mbijetese. Sipas organizatorëve nga Fondacioni “Elizabet Kostova”, në forum pritet të marrin pjesë poetë, redaktorë, botues, ekologë dhe profesionistë të letërsisë nga Bullgaria, SHBA, Irlanda dhe Skocia. Programi përfshin një seminar për shkrimin e poezisë për të rinjtë, lexime poezish, leksione, diskutime dhe një seminar përkthimi. Më 13 qershor, në galerinë “Më përqafo” do të ketë një lexim letrar me pjesëmarrjen e poetëve Linda Gregerson (SHBA), Nadezhda Radullova (Bullgari) dhe Nick Laird (Irlanda e Veriut).

Publikoi / Publikuan: БНР екип