Historia e Plovdivit të lashtë dhe të përjetshëm merr jetë në një festival ndërkombëtar

Premte, 14 Qershor 2024, 02:55

Historia e Plovdivit të lashtë dhe të përjetshëm merr jetë në një festival ndërkombëtar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten pjesëmarrës nga Bullgaria, Kroacia, Serbia, Rumania, Rusia dhe Ukraina. Fillimi i festivalit është në skenën e Stadiumit Romak të qytetit të vjetër. Më 15 dhe 16 qershor, sipas traditës, në Parkun "Lauta", pjesëmarrësit do të rikrijojnë jetën e të parëve tanë të lashtë nga antikiteti dhe mesjeta - ushqimi, pijet, zanatet, muzika, vallëzimi, gjuajtja me hark, kalërimi, luftimet, etnologjia dhe kultura. Festivali financohet nga Komuna e Plovdivit.
Lexoni më shumë për qytetin e bukur të Plovdivit:

Publikoi / Publikuan: БНР екип