KULTURË

Artikull

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Shtunë, 15 Qershor 2024, 05:30

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit. Pjesëmarrja bullgare është nëpërmjet Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave (NAIM-BAN) dhe përfshin ditët nga 14 deri më 16 qershor.
Qëllimi kryesor i Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë BAN është të kthejë hapësirën muzeale në një vend argëtimi, komunikimi dhe edukimi, përtej kuadrit kombëtar, duke prezantuar një audiencë të gjerë ndërkombëtare me periudhën parahistorike, trake, antike të vonë, atë mesjetare dhe kulturës osmane të Ballkanit Juglindor - raportojnë organizatorët. Programi është i mbushur me ngjarje për familjet, shkollat, studentët, historianët, vizitorët e muzeut dhe këdo që ka kuriozitet për trashëgiminë arkeologjike botërore.

FOTO: facebook.com/archinstitutebg

Ata që janë të interesuar për t'u zhytur në epokat e kaluara mund të bëjnë një shëtitje tridimensionale virtuale falas nëpër Muzeun Arkeologjik Kombëtar dhe të shijojnë një seri ekspozitash dixhitale. E gjithë kjo është e mundur përmes aksesit të paraqitur në burimet dixhitale, punës së ekipit të shkencëtarëve nga NAIM-BAN dhe specialistëve të kompanisë Revival Design. Në këtë mënyrë mund të shihen eksponatet nga ekspozita kryesore e muzeut, të ndara në katër salla kryesore - "Parahistoria", "Thesar", "Salla Qendrore" dhe salla "Mesjeta", ku ndodhet galeria me ikona ortodokse lindore të periudhës XIV-XVIII.
Përpiloi: Gergana MançevaFoto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello