Artikull
Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij
Shtunë 15 Qershor 2024 07:00
Shtunë, 15 Qershor 2024, 07:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga Marcianopolis. Arsyeja e nismës është 38-vjetori i hapjes së këtij institutit të kulturës.
Muzeu në Devnja është ndërtuar sipas projektit të arkitektit Kamen Goranov mbi mbetjet e një ndërtese të madhe romake të vonë me mozaikë. Në kohët e lashta, ndërtesa zinte sipërfaqen e një lagje të tërë. Oborri është i shtruar me pllaka guri, me një pus prej tullash në mes dhe i rrethuar nga tre anët me një galeri të mbuluar me një kolonadë gëlqerore. Aty ndodheshin 21 ambiente banimi, tregtare dhe magazinimi me një sipërfaqe totale prej 1402 metrash katrorë.
FOTO: БГНЕС
Në muzeun në Devnja mund të shihen disa nga shembujt më të mirë të artit të mozaikut romak të zbuluar në Bullgari. Më mbresëlënës prej tyre është një mozaik që përfaqëson mburojën e perëndeshës Athina me kokën e prerë të Gorgona Meduza.
FOTO: devnyamuseum.com
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: devnyamuseum.com, BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип