Artikull
Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte
Shtunë 15 Qershor 2024 08:30
Shtunë, 15 Qershor 2024, 08:30
FOTO: lavenderforum.bg
Madhësia e shkronjave
Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës është të japë ndjesinë e “urban chic” në mjedisin baritor të Maleve të Mesme dhe në veçanti në fshatin piktoresk të Sredno Gradishtes, shpjegon për BTA Nina Gerginova, kryetarja e shoqatës “Festivali Kombëtar i Lavandës”.
Motoja e festivalit është "Jetesë e shëndetshme dhe miqësore me natyrën".
Programi dyditor filloi me performancën muzikore-skenike të Mariana Popovës dhe Veselin Pllaçkov dhe shfaqjen “Fajtorët” më 14 qershor. Të shtunën, vizitorët do të jenë në gjendje të eksplorojnë një pazar me livando dhe produkte organike, duke përfshirë një shumëllojshmëri të gjerë mjalti dhe vajra esencialë. "Rruga e Shëndetit" përmes plantacioneve të bukura të livandës do t'i çojë mysafirët e festivalit në fshatin fqinj Izvorovo në një bletore organike, ku do të ketë një demonstrim të heqjes së piteve nga kosherja. Një vizitë në një distileri vaji livando është pjesë e atraksioneve të planifikuara për mysafirët e fshatit.
FOTO: lavenderforum.bg
Festivali Kombëtar i Lavandës filloi në vitin 2014. Ai mbledh në një vend prodhues, agrospecialistë, fermerë dhe sipërmarrës. Tradita dikton që në ekspozitat e festivalit duhet të jenë të pranishëm prodhimet butike - parfumerë, ferma të vogla organike, distileri, ferma bletësh, praktika alternative, si dhe artistë, piktorë dhe artizanë.
FOTO: lavenderforum.bg
Përpiloi: Gergana MançevaFoto: BGNES (arkiva), Bashkia Çirpan, lavenderforum.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип