Artikull
Në Bullgari u regjistrua për të dytin muaj radhazi deflacion
Dielë 16 Qershor 2024 05:10
Dielë, 16 Qershor 2024, 05:10
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Në maj 2024, inflacioni mujor ishte -0.2%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Inflacioni që nga fillimi i vitit (maj 2024 kundrejt dhjetor 2023) është 0.4%, dhe inflacioni mesatar vjetor për periudhën qershor 2023 - maj 2024 kundrejt qershor 2022 - maj 2023 është 5.1%.Uljet më të mëdha të çmimeve u regjistruan në sektorët “Komunikime” (1.5%), “Argëtim dhe Kulturë” (1%) dhe “Transport” (0,9%). Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua për alkoolin dhe duhanin - 1%.
Në prill 2024 u mat inflacioni mujor prej -0.3%.
Publikoi / Publikuan: БНР екип