LAJME

Artikull

Takimi botëror i mediave bullgare në Ukrainë do të jetë në një format hibrid

Hënë, 17 Qershor 2024, 05:51

Takimi botëror i mediave bullgare në Ukrainë do të jetë në një format hibrid

FOTO: Pixabey

Madhësia e shkronjave

Takimi i nëntëmbëdhjetë botëror i mediave bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), do të mbahet nga 18 deri më 21 qershor në 3 qytete të Ukrainës - Odesë, Bollgrad dhe Izmail, ku ka komunitete të mëdha bullgare. Tema e edicionit të sivjetmë të takimit është "Media dhe Komuniteti", dhe ngjarja do të mbahet në një format hibrid - në vend dhe përmes lidhjes video online. Takimi do të hapet në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA në Odesë nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kirill Vëllçev. Nënpresidentja Ilijana Jotova do t'i mirëpresë pjesëmarrësit online.
Gazetarë nga 14 vende, përfshirë Bullgarinë, do të marrin pjesë në forum - personalisht dhe online. Në forum do të marrin pjesë gjithsej 23 gazetarë nga 18 media bullgare në mbarë botën. Në diskutim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të 13 mediave bullgare.