EKONOMI

Artikull

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Hënë, 17 Qershor 2024, 15:14

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i mallrave bullgare në tregun kinez u dyfishua në bazë vjetore në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2023, vendi kishte bilanc pozitiv tregtar, i cili arriti në 395 milionë dollarë amerikan, në sfondin e 52 milionë dollarë amerikan për vitin 2022. Në vitet e fundit, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore, së bashku me Administratën e Përgjithshme Doganore të Republikës Popullore të Kinës, punojnë intensivisht për të përfunduar procedurat për plotësimin e kërkesave për importin në Kinë të një numri të produkteve bujqësore dhe ushqimore bullgare.
Shtatë kompani kineze nga sektorë të ndryshëm po marrin pjesë në forum.

Publikoi / Publikuan: БНР екип