LAJME

Artikull

Kryeministri i Malit të Zi nuk erdhi në takimin me presidentin bullgar

Martë, 18 Qershor 2024, 06:47

Millojko Spaiç

Millojko Spaiç

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri malazez Millojko Spaiç nuk erdhi në takimin me presidentin bullgar Rumen Radev në Podgoricë, njofton botimi malazez “Viesti”, cituar nga BGNES.
“Me ambasadën bullgare u ra dakord që takimi të bëhet në ndërtesën e Qeverisë në orën 17:00, pasi kryeministri Millojko Spaiç kishte një dëshirë të madhe që të takohej me presidentin Radev pavarësisht agjendës së ngjeshur. Takimi i mëhershëm i kryeministrit me kompaninë e madhe turistike TUI zgjati 3 minuta më shumë se sa planifikohej dhe delegacioni i presidentit të Bullgarisë Rumen Radev u largua nga godina e qeverisë pas 4 minutash pritje”, u arsyetua për mediat qeveria malazeze.

Publikoi / Publikuan: БНР екип