Artikull
Përfaqësues të mediave bullgare jashtë vendit nderuan veprën e Hristo Botevit
Martë 18 Qershor 2024 09:59
Martë, 18 Qershor 2024, 09:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pjesëmarrësit në Takimin e 19-të Botëror të Mediave Bullgare, organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), nderuan veprën e Hristo Botevit në Brailla të Rumanisë. Drejtori i përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev dhe Evgeni Veselinov, kryeredaktor i "BulgariCA", Kaliforni, SHBA, si dhe pjesëmarrës në Takimin e parë Botëror të Mediave Bullgare, në emër të delegacionit vendosën një kurorë lulesh pranë bust-monumentit të poetit revolucionar Hristo Botev.
Pjesëmarrësit e këtij takimi më pas vizituan pllakën përkujtimore të Hristo Botevit, ku ishte shtëpia e poetit dhe revolucionar, derisa ai jetonte në Brailla nga viti 1869 deri në vitin 1871.
Publikoi / Publikuan: БНР екип