LAJME

Artikull

Nënpresidentja bëri thirrje për takime të lidershipit për të formuar një qeveri

Martë, 18 Qershor 2024, 10:17

Nënpresidentja bëri thirrje për takime të lidershipit për të formuar një qeveri

FOTO: facebook.com/IlianaIotova

Madhësia e shkronjave

E rëndësishme është që Bullgaria të dalë nga ngërçi - kështu e komentoi ecurinë e negociatave për formimin e qeverisë nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo bëri thirrje që të pritet fundi i tyre, duke parë një mundësi që më shumë palë t'i përgjigjen thirrjes për negociata në një takim lidershipi.
Duke pasur parasysh samitet e ardhshme të BE-së dhe NATO-së, Jotova shprehu shqetësimin se nuk ka një formulim të qartë të qëndrimit bullgar në dy takime të rëndësishme ndërkombëtare - atë për paqen në Ukrainë, që u zhvillua në Zvicër dhe takimin joformal të lidershipit në Bruksel: "Informacionet janë më se të pakta, me formulime të përgjithshme. Natyrisht, kabineti zyrtar nuk mund, nuk dëshiron ose nuk e konsideron normale të marrë një qëndrim më serioz dhe më të qëndrueshëm bullgar. Kësaj gjëje duhet t'i jepet fund."

Publikoi / Publikuan: БНР екип