LAJME

Artikull

Kreu i grupit më të vogël parlamentar “Veliçie” nuk u betua si deputet

Mërkurë, 19 Qershor 2024, 08:52

Nikollaj Markov

Nikollaj Markov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I dëgjova me shumë vëmendje fjalimet e partive politike. Askush nuk i ka përvetësuar mësimet, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaratat e para partiake në parlament. “Nuk ka parti përgjegjëse... Vetëm me DPS-në nuk mund të bëjmë koalicion, pa pasur një format të gjerë. Mund të bëhet një qeveri me përgjegjësi të përbashkët me më shumë parti”, theksoi Borisov.
Ekipi negociator do të takohet me Nikollaj Markov, kështu Borisov iu përgjigj pyetjes nëse do të takohet me liderin e partisë “Veliçie”. Ndërkohë, kuestorët e larguan Markavin nga seanca e parë e parlamentit të ri, pasi deputeti u vonua për betimin e deputetëve të popullit dhe me gjasë do ta bëjë betimin në seancën e ardhshme.

Publikoi / Publikuan: БНР екип