LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë u dha shembull deputetëve bullgarë Parlamentin e ardhshëm Evropian

Mërkurë, 19 Qershor 2024, 12:57

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ka një synim shumë serioz për të formuar një koalicion në Parlamentin Evropian ndërmjet Partisë Popullore Evropiane, socialistëve dhe “Rinovo Evropën”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së qeverisë. Ai komentoi temat më të rëndësishme në aspektin evropian dhe kombëtar të javës së kaluar.
Gllavçev tha se “nuk mund të ndaj shumë” për takimin e liderëve të BE-së para disa ditësh, sepse ai ishte joformal. Kryeministri në detyrë theksoi se gatishmëria e tre familjeve politike evropiane për të votuar së bashku është një shembull i mirë për parlamentin bullgar se si të arrihet një shumicë e forcave pro-evropiane. Ai saktësoi se duhet pritur takimi zyrtar i liderëve më 27-28 qershor. “Sepse më vonë dëgjova gjëra në disa deklara që nuk ishin në formën në të cilën u paraqitën. Ndoshta në shumë vende është normale të flitet një gjë dhe pastaj një gjë tjetër”, komentoi kryeministri në detyrë.