SHOQËRI

Artikull

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Enjte, 20 Qershor 2024, 02:10

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

FOTO: unicef.org

Madhësia e shkronjave

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF, Ambasada e Zvicrës në Bullgari, Agjencia Shtetërore për Refugjatët dhe Aeroporti i Sofjes.

FOTO: unicef.org

Fotografët Dobrin Minkov dhe Nikollaj Stojkov tregojnë historitë e fëmijëve dhe familjeve të tyre, si dhe të fëmijëve të pashoqëruar nga Zona e sapohapur e Sigurt për Fëmijët e Pashoqëruar nëqytetin Harmanli (Bullgaria Jugore), krijuar nga UNICEF, Agjencia Shtetërore e Refugjatëve dhe partnerët, me mbështetjen e Zvicrës.

FOTO: unicef.org

Ekspozita është një thirrje për solidaritet, mirëkuptim dhe tolerancë ndaj fëmijëve të pafajshëm në rrugë, të cilët paguajnë çmimin më të lartë për shkak të luftërave, konflikteve apo paqëndrueshmërisë politike. Ekspozita mund të shihet deri më 20 korrik 2024.

FOTO: unicef.org

FOTO: unicef.org

Foto: unicef.org