LAJME

Artikull

Një festival veror në Sofje i tërheq vizitorët me muzikë, pazar arti dhe libra

Enjte, 20 Qershor 2024, 06:32

Një festival veror në Sofje i tërheq vizitorët me muzikë, pazar arti dhe libra

FOTO: Festa e Parkut Verior

Madhësia e shkronjave

Nga data 20 deri më 23 qershor, në Parkun Verior të Sofjes mbahet një festival parku, transmeton BTA. Përveç muzikës nga artistë të njohur bullgarë, do të ketë edhe një pazar arti, ku artistët do të prezantojnë vepra arti të punuara me dorë. E ftuar në Parkun e parë Verior të Sofjes do të jetë edhe shoqata “Libri Bullgar”. Janë përgatitur gjithahstu klasa kreative për fëmijë dhe të rritur, lojëra argëtuese, aktivitete ekologjike dhe stërvitje të hapura sportive dhe kërcimi. Fondacioni "Jeta e Fluturave" do t'u ofrojë fëmijëve dhe prindërve të tyre një përvojë në katër stacione të veçanta. Hapja zyrtare është sonte.

Publikoi / Publikuan: БНР екип