Artikull
ITN do të negociojë për të formuar një qeveri, por me një mandat të tretë të mundshëm
Enjte 20 Qershor 2024 07:29
Enjte, 20 Qershor 2024, 07:29
Stanisllav Ballabanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Me të hyrë në ndërtesën e Kuvendit, Stanisllav Ballabanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) theksoi se vendimi i tyre për të mos e përkrahur GERB-in në mandatin e parë dhe një mandat të dytë të mundshëm të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), ishte një kundërpërgjigje ndaj sociologëve që parashikonin të kundërtën.
Në rast të një mandati të tretë, ata do të bisedojnë me të gjitha grupet parlamentare. Ballabanov vuri në dukje se ITN nuk është një patericë e GERB-it dhe DPS-së dhe mbron të gjithë 125 000 zgjedhësit që kanë treguar besimin e tyre ndaj ITN, duke votuar për ta.
Sipas Ballabanovit, nëse parlamenti i 50-të ka arsye dhe arrihet deri tek mandati i tretë, ITN është gati ta marrë atë dhe të ofrojë një kabinet ekspertësh duke negociuar me të gjitha partitë politike në parlament që nuk duan ta shtyjnë shtetin drejt zgjedhjeve të radhës.
Publikoi / Publikuan: БНР екип