LAJME

Artikull

Raja Nazarjan nga GERB është kryetare e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor

Enjte, 20 Qershor 2024, 10:58

Raja Nazarjan

Raja Nazarjan

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryetar i Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor u zgjodh Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB. “Pro” votuan 131 deputetë, “kundër” – 66 deputetë, 39 abstenuan. Konkurruesit e tjerë për postin ishin Viktoria Vasileva nga “Veliçie”, Petër Petrov nga “Vëzrazhdane” dhe Sillvi Kirillov nga ITN.
Nënkryetarë të Kuvendit Popullor u zgjodhën: Rosica Kirova nga GERB-SDS, Jordan Conev nga DPS, Atanas Atanasov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", Conço Ganev nga "Vëzrazhdane", Dragomir Stojnev nga "BSP për Bullgarinë", Andrej Çorbanov nga "Ka një popull të tillë", Viktoria Vasileva nga “Veliçie”.
"Dëshiroj t'ju falënderoj për nderimin e lartë të dhënë. Me këtë votë u bë i mundur funksionimi i pushtetit", tha Nazarjan, e cila u zgjodh gjatë votimit të tretë. Ajo shprehu shpresën se nisja nga puna e parlamentit do të krijojë parakushte për normalizimin e proceseve politike në vend. "Ne jemi përgjegjës për cilësinë e veprimtarisë legjislative. Besoj se secili prej nesh do të bëjë përpjekje në këtë drejtim", theksoi kryetarja e re e Kuvendit Popullor.
Lexoni më shumë: