LAJME

Artikull

Sinodi i Shenjtë zgjodhi tre mitropolitët nga të cilët do të zgjidhet Patriku bullgar

Enjte, 20 Qershor 2024, 15:12

Tre mitropolitët nga të cilët do të zgjidhet Patriarku Bullgar (nga e majta në të djathtë): Gavriill Lovçanski, Grigorij Vraçanski dhe Daniill Vidinski

Tre mitropolitët nga të cilët do të zgjidhet Patriarku Bullgar (nga e majta në të djathtë): Gavriill Lovçanski, Grigorij Vraçanski dhe Daniill Vidinski

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pas një mbledhjeje të gjatë disa orëshe, Sinodi i Shenjtë zgjodhi tre mitropolitët mes të cilëve duhet të zgjidhej patriku i ri bullgar. Këta janë Mitropoliti i Loveçit Gavriill, Mitropoliti i Vracës Grigorij dhe Mitropoliti i Vidinit Daniill.
Sipas Statutit të Kishës Orotodokse Bullgare, të zgjedhurit duhet të plotësojnë tre kushte - të jenë mbi 50 vjeç, të kenë 5 vjet shërbim si mitropolit, të kenë mendim ortodoks dhe jetë shembullore.
Patriarku duhet të zgjidhet në Këshillin Patriarkal më 30 qershor. Në zgjedhje marrin pjesë pesë përfaqësues nga secila peshkopatë, ndërsa nga peshkopata e Sofjes dhjetë.