LAJME

Artikull

Me pjekuri dhe përgjegjësi të mjaftueshme, mund të formohet një qeveri

Premte, 21 Qershor 2024, 07:06

Denica Saçeva

Denica Saçeva

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

GERB-SDS mbetet në qëndrimin se Bullgaria duhet të ketë një qeveri stabile dhe kjo duhet të jetë me mandatin e parë të GERB. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Denica Saçeva, nënkryetare e grupit parlamentar GERB-SDS, theksoi se nëse ka pjekuri dhe përgjegjësi të mjaftueshme, mund të formohet një qeveri, dhe kryeministri, ministri i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes duhet të jenë nga GERB.
E pyetur se a do të negociojë ITN për emrat e ministrave, deputetja e “Ka një popull të tillë” Pavella Mitova në një intervistë për BNT tha se kjo është mënyra e duhur për të proceduar. Sipas Mitovës, kur flitet për kabinet ekspertësh, ITN nuk e konsideron atë “nëpërmjet prizmit të zotit Borisov, i cili mendon se në kabinetin e ekspertëve duhet të ketë ekspertë nga GERB në këtë dhe atë pozitë. Ekspertët në fjalë duhet të jenë, për aq sa është e mundur, figura të pavarura, theksoi ajo dhe konfirmoi qëndrimin e partisë së saj se e vetmja rrugë për të arritur një qeveri të qëndrueshme është mandati i ITN, të cilët mund të negociojnë me të gjitha formacionet politike.