LAJME

Artikull

Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti dhe kryeministri në samitin e NATO-s

Premte, 21 Qershor 2024, 11:26

Dimitër Gllavçev (majtas) dhe Rumen Radev

Dimitër Gllavçev (majtas) dhe Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrin pjesë në Samitin e ardhshëm të NATO-s, njofton qendra për shtyp qeveritare. Sot është afati i fundit për regjistrimin për samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.
Kryeministri në detyrë i ka dërguar dje një letër kryetares së Kuvendit Popullor Raja Nazarjan dhe grupeve parlamentare në Parlamentin e 50-të me kërkesë për të vendosur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në samitin e NATO-s. Vendimet e takimit në Uashington nënkuptojnë përmbushjen e angazhimeve afatgjata nga aleatët, me theks të veçantë në investimet në mbrojtjen e çdo vendi anëtar të NATO-s dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën dhe sigurimin e saj financiar, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип