Shtunë 22 Qershor 2024 05:00
Shtunë, 22 Qershor 2024, 05:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e qershisë.
Në kalendarin e Kishës Ortodhokse Bullgare, kjo ditë festohet të shtunave para Kreshmës së Madhe, para Rrëshajëve dhe para Ditës së Shën Arkangjelit (8 Nëntor).
Në çdo kishë ortodokse në vend, mbahet një liturgji dhe një shërbim i përgjithshëm përkujtimor, gjatë të cilit priftërinjtë lexojnë emrat e të afërmve të vdekur të besimtarëve të pranishëm.
FOTO: БГНЕС
Është zakon në këtë ditë që njerëzit të vizitojnë varret e njerëzve të tyre të dashur të vdekur për t'i pastruar dhe dekoruar me lule. Pastaj derdhin ujë dhe verë të kuqe mbi dheun në kujtim të sakrificës së Krishtit për ne dhe ndezin një qiri kishe.
Gjithashtu është zakon që t'u japim njerëzve sa më shumë grurë të zier, bukë ose pite, verë, qershi dhe ushqime të tjera për të thënë "Zoti i ndjeftë!" të vdekurit.
Në këtë ditë, besimtarët nuk bëjnë punët e shtëpisë dhe i drejtojnë lutjet dhe mendimet e tyre për shpëtimin shpirtëror të të ndjerëve.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: BGNES, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип