Artikull
Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria
Shtunë 22 Qershor 2024 07:15
Shtunë, 22 Qershor 2024, 07:15
FOTO: BTA (arkiva)
Madhësia e shkronjave
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica".
Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e Qytetit. Në park pjesëmarrësit do të gatuajnë në zjarr dhe soba me dru në enë, siç gatuanin paraardhësit tanë, njofton Bashkia.
FOTO: Facebook /Фестивал на народната кухня и занаятите Бабина душица
Festivali do të përfshijë shefa të njohur vendas dhe autorë librash kulinarie, si Cvetan Donçev - Dedo Skrëc nga Vraca, Georgi Kostodinov nga Çiprovci, Prof. Nikollaj Pallashev, Emi Cvetkova, Sillvija Tomova etj., si dhe mjeshtra të gatimeve vendase nga produkte tërësisht natyrale.
Emri i festivalit vjen nga trumza, e cila në Bullgarinë Veriperëndimore quhet "babina dushica". Trumza përdoret pothuajse në çdo gjellë në veriperëndimin bullgar.
FOTO: Facebook /Фестивал на народната кухня и занаятите Бабина душица
Përpiloi: Darina Grigorova
Fotot: BTA (arkivë), Facebook /Festivali i kuzhinës popullore dhe zejtarisë "Babina Dushica"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип