LAJME

Artikull

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

Shtunë, 22 Qershor 2024, 13:45

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

FOTO: nasa.gov

Madhësia e shkronjave

NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në ngjyrë janë në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë (Delta e Danubit), raporton Fox News.
Ndryshime të ngjashme ka edhe përballë vijës bregdetare të Ukrainës. Sipas ekspertëve, pushtimi i fitoplanktonit mund të çojë në një ulje të mprehtë të nivelit të oksigjenit në Detin e Zi, dhe kështu - në zhdukjen masive të banorëve të tij detarë.
"Ka disa kushte për zhvillimin e fitoplanktonit - temperatura e lartë, prania e sasive të mëdha të substancave organike dhe e përbërjeve të hekurit. Këtë e ndihmojnë edhe lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin e Zi - Danubi, Dnieper, Dniester", shpjegoi për Euronews-Bullgaria doc. Violin Rajkov nga Instituti i Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Publikoi / Publikuan: БНР екип