Artikull
Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik
Hënë 24 Qershor 2024 02:30
Hënë, 24 Qershor 2024, 02:30
FOTO: Muzeu Etnografik Rajonal - Plovdiv
Madhësia e shkronjave
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë kuruese që kanë ato.
Këtë vit fokusi është tek zanati i lashtë dhe i bukur i bërjes së produkteve nga tekstile të paendura, të quajtura pllësti. Çdo ditë, vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë mjeshtara të ndryshëm të këtij zanati të cilët do të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe do të mësojnë të rinj e të vjetër. Ata gjithashtu do të ofrojnë artikujt e tyre (pllësti) të punuar me dorë.
Në muze do të hapet dhe ekspozita kombëtare "Pllëstet bullgare - një mesazh nga lashtësia", ku përfshihen qilima nga i gjithë territori bullgar, me pjesëmarrjen e gjashtë institucioneve muzeale. Ekspozita shpalos pasurinë dhe diversitetin e këtyre produkteve tradicionale, si dhe rëndësinë e tyre në kulturën dhe historinë bullgare.
Gjatë Javës së Artizanatit, partner i Muzeut Rajonal Etnografik - Plovdiv është Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore - Sofje nën kujdesin e UNESCO-s.
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип