LAJME

Artikull

Festivali i kulinarisë "Të ushqyerit e kaçakëve" në Kulla mbledh dashamirët e pjatave me barishte dhe erëza

Hënë, 24 Qershor 2024, 08:47

Festivali i kulinarisë "Të ushqyerit e kaçakëve" në Kulla mbledh dashamirët e pjatave me barishte dhe erëza

FOTO: BNR - Vidin, Nasko Canov

Madhësia e shkronjave

Ditën e Enjos, kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”.
“Për herë të parë do të organizohet një konkurs kulinarie ku do të mblidhen receta për gatime me barishte dhe erëza”, thotë ekspertja në administratën lokale, Hristela Aleksandrova. Një tjetër ngjarje interesante do të jetë ekspozita e kuzhinës në Shtëpinë Etnografike në Kulla.
Për pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit, janë përgatitur edhe shfaqje nga kori popullor i vatrës së kulturës, foto me Kaçakun e Kullës - një hero nga folklori vendas, thurja e kurorave të Enjos me lule dhe barishte medicinale. Njerëzit gjithashtu do të mund të provojnë pjata të ndryshme, duke përfshirë gjellën ftohëse në vapë të quajtur bullgarisht “kosaço kisello” e bërë nga kastravecët e grira, ujë, kripë, uthull, barishte.

Publikoi / Publikuan: БНР екип