Hënë 24 Qershor 2024 10:25
Hënë, 24 Qershor 2024, 10:25
FOTO: tasteatlas.com
Madhësia e shkronjave
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria merr një notë mesatare prej 4.20 pikësh. Ndër gatimet emblematike të vendit tonë kryeson sallata e shopëve me 4.6 pikë. E ndjekur nga byreku dhe taratori (4.5), kavërma (4.4) dhe torta "Garash" me 4.3 pikë.
Ndër produktet, djathi dhe erëzat e përziera aromatike, janë mbi të gjitha me 4.6 pikë, e ndjekur nga kofsha e mishit "Elena" (4.5), vera nga varieteti Mavrud (4.1) dhe suxhuku "Panagjurishte" me 3.9 pikë.
Në top 3 të kuzhinave më të mira në Evropë në renditje janë ato italiane, greke dhe spanjolle.