Artikull
Mandati i parë për kabinetin nuk është dorëzuar, por “Vëzrazhdane” kërkon të tretin
Hënë 24 Qershor 2024 14:46
Hënë, 24 Qershor 2024, 14:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Sipas partisë, këtë qeveri mund ta formojnë të gjitha formacionet politike të përfaqësuara në parlament pa GERB-SDS dhe Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS).
"Sot si GERB, ashtu edhe DPS deklaruan se nëse mandati i parë është i pasuksesshëm, do të jetë i pasuksesshëm edhe i dyti. Në fakt, mandati i tretë, nëse e merr “Vëzrazhdane” do të propozonte diçka ndryshe, pa GERB dhe DPS.”, komentoi në Veliko Tërnovo eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov.
Ndërkohë, u bë e ditur se partia gjermane e ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" do të kërkojë një bashkim të ri me partitë e ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, duke përfshirë edhe atë bullgare "Vëzrazhdane", njoftoi korrespondentja e BNR Kapka Todorova nga Gjermania.
Publikoi / Publikuan: БНР екип