LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2024

Moti i nxehtë vazhdon

Hënë, 24 Qershor 2024, 16:35

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2024

FOTO: Radio Shumen

Madhësia e shkronjave

Ditën e martë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të zhvillohen vranësira. Në vende të izoluara, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, në Sofje rreth 31°.
Paradite do të jetë me diell në zonat malore. Më vonë, kryesisht mbi masivet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 m - rreth 18°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-29°, kurse uji i detit është 23°-25°.