Artikull
Konsultimet me presidentin kanë përfunduar, “Veliçie” kërkon një kabinet programi
Mërkurë 26 Qershor 2024 13:22
Mërkurë, 26 Qershor 2024, 13:22
Nikollaj Markov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë kushtesh. Askush deri më tani nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve, tha kreu i “Veliçie” dhe kryetar i grupit parlamentar Nikollaj Markov pas konsultimeve me presidentin.
“Që nga fillimi i formimit të Asamblesë Kombëtare, ne jemi përpjekur të kemi një bisedë mes liderëve politikë, të cilët mbajnë përgjegjësi politike”, tha Markov. Ai theksoi se nuk di asgjë për qeverinë e pakicës të propozuar nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
Pas përfundimit të konsultimeve politike me forcat parlamentare, presidenti duhet të njoftojë se kur do të dorëzojë mandatin e parë për formimin e qeverisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип