LAJME

Artikull

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Premte, 28 Qershor 2024, 09:48

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

FOTO: BSP

Madhësia e shkronjave

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës të ngrihen derisa të përcaktohet nëse një pjesë e pajisjeve mund të përdoret për nevojat e centralit atomik të Kozllodujit.
Nënkryetari i grupit parlamentar Dragomir Stojnev i tha gazetarit të BNR-së se deri më tani ka dy qëndrime nga Kompania Elektrike Kombëtare, të cilat tregojnë se pajisjet për centralin atomik “Belene” janë të pajtueshme. Sipas BSP-së, vlerësimi ekspert i specialistëve dhe gjithashtu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është i nevojshëm për të vendosur nëse pajisjet mund të përdoren vërtet për nevojat e centralit atomik “Kozlloduj”.
Stojnev theksoi se është çështje e politikës shtetërore sa i përket energjetikës.