TURIZËM

Artikull

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Premte, 28 Qershor 2024, 15:06

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

FOTO: BNR, arkiv

Madhësia e shkronjave

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill, nis Festivali i Qershisë. Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për festivalin, i cili tradicionalisht mbledh mijëra të ftuar nga vendi dhe jashtë, Instituti i Bujqësisë në qytet po përgatit një ekspozitë me varietete avangarde të qershive. Do të ketë edhe shumë konkurse - për stendë me qershi të rregulluar më bukur dhe më tërheqës, për qershinë më të madhe. Duhet theksuar se vitin e kaluar rekordmeni nga fshati i afërt Granica kishte një diametër prej 36 milimetrash. Sonte në kuadër të veprimtarisë pritet koncerti i grupit legjendar bullgar “Akaga”. Ndër atraksionet është një rrugicë e zanateve.

Publikoi / Publikuan: БНР екип