Artikull
Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore
Shtunë 29 Qershor 2024 05:30
Shtunë, 29 Qershor 2024, 05:30
facebook.com/kreposttamogilitsa
Madhësia e shkronjave
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve Perëndimore. Më 6 korrik do të hapet një kullë panoramike - "Lisa Gora", afër fshatit Mogilica, e vendosur në mbi 920 m mbi nivelin e detit dhe 30 kilometra në jugperëndim të Smoljanit.
“Kulla e vëzhgimit të turistëve ndodhet në një majë afër Mogilicës, nga e cila zbulohet një pamje unike e maleve të larta të Rodopeve Perëndimore dhe në rast se moti është i kthjellët mund të shihni një pjesë të Pirinit, si dhe malet greke Pangeo dhe Falakro”, raporton për BTA Adelin Golev nga Shoqata Turistike "Kështjella- Mogilica."
Një nga atraksionet turistike të preferuara pranë Mogilicës është platforma unike panoramike me dysheme xhami - "Maja" - në 1350 m mbi nivelin e detit. Një fakt interesant është që që nga hapja e saj në vitin 2020, më shumë se dhjetë çifte të dashuruar kanë zgjedhur këtë vend që të lë pa frymë për t'u betuar në besnikëri të përjetshme. Nuk përjashtohet që vendi i ri i vëzhgimit “Lisa Gora” të jetë dëshmitare e premtimeve të dashurisë, por mbi të gjitha do të jetë një vend që na bën të mbajmë frymën përpara madhështisë së Natyrës.
FOTO: facebook.com/kreposttamogilitsa
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип