LAJME

Artikull

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Shtunë, 29 Qershor 2024, 05:35

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

FOTO: FB/DragonBoatFestivalBG

Madhësia e shkronjave

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet në dy pjesë kryesore - një program konkurrues dhe një multikulturor me muzikë, vallëzim, punëtori krijuese, demonstrime të arteve marciale, atraksione për fëmijë, ekspozita kulinarie dhe më shumë.

FOTO: dragonboats.bg

Festivalet e Varkave të Dragoit kanë një histori më shumë se 2000 vjeçare. Fillimi u vu në Kinë dhe vendet e Lindjes së Largët, por sot ato janë të njohura në të gjithë botën. Bullgaria u zgjodh të jetë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Varkave të Dragoit në vitin 2025, i cili do të mbahet në qytetin danubain Ruse.

Publikoi / Publikuan: БНР екип