Artikull
Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub
Shtunë 29 Qershor 2024 07:30
Shtunë, 29 Qershor 2024, 07:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev.
“Ky është projekti i parë i përbashkët që realizohet vetëm mes nesh dhe kolegëve tanë nga AFJ – Rumani, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar”, sqaroi Zanev.
FOTO: facebook.com/appdbg
Brenda tre viteve, dy institucionet e Bullgarisë dhe Rumanisë do të punojnë së bashku për të zbatuar një sistem inovativ dhe të integruar për përcaktimin e korsisë së transportit në pjesën e përbashkët të lumit. Për këtë do të sigurohen sinjale lundruese dhe sinjale për në breg, si dhe nga një mjet lundrues.
Kufiri lumor midis Bullgarisë dhe Rumanisë është 470 km. Pas zbatimit të projektit për përmirësimin e lundrimit në Danub, sistemi i unifikuar i integruar do të japë informacion në kohë reale për gjendjen e sinjalevelundruese dhe bregdetare në seksionin e përbashkët bullgaro-rumun, shpjegoi Ivelin Zanev.
Përpiloi: Elena KarkallanovaFoto: BTA, facebook.com/appdbg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello