LAJME

Artikull

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Hënë, 1 Korrik 2024, 06:53

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit, i cili do të ketë një zëvendëskryeministër dhe 19 ministra. Tomisllav Donçev është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër i inovacionit dhe rritjes; Ljudmilla Petkova, ministre e financave; Daniell Mitov u propozua për Ministrinë e Jashtme; Ministria e Punëve të Brendshme mbetet me ministrin aktual në detyrë Kalin Stojanov. Dy ministra të tjerë në detyrë janë propozuar si titullarë në resorët e tyre, Georgi Gvozdejkov për transportin dhe Evtim Milloshev për turizmin. GERB-SDS kanë 7 ditë kohë për të gjetur mbështetje parlamentare për projekt-kabinetin e tyre në parlamentin e 50-të, ku koalicioni ka vetëm 68 nga 240 mandate.