LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Kosova do të punojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evroatlantik të Prishtinës

Mërkurë, 3 Korrik 2024, 07:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë Hristo Guxhev

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë Hristo Guxhev

FOTO: KosovaPress

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Ambasadori bullgar Hristo Guxhev theksoi se Sofja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, duke përfshirë edhe synimet e integrimit euroatlantik. “Bashkëbiseduesit diskutuan edhe situatën aktuale politike, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ata ranë dakord për nevojën e koordinimit për të përmbajtur dhe parandaluar të gjitha përpjekjet destabilizuese që kërcënojnë stabilitetin rajonal, gjë që është kusht për përparim të gjithanshëm”, thuhet në njoftim.