Artikull
Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida
Enjte 4 Korrik 2024 03:10
Enjte, 4 Korrik 2024, 03:10
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin.
Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës së Vonë në trojet bullgare - nga fundi i shekullit të XII-të deri në fund të shekullit të XIV-të, të paraqitura në figura të plota, si dhe kopje të sakta të armëve, njoftoi BNR Vidin.
“Ajo që është interesante në këtë periudhë është se pajisjet ndryshojnë ndjeshëm, sepse në atë kohë një ndikim ushtruan pushtimet mongole, kryqëzatat që kaluan përmes Gadishullit Ballkanik, dhe Bizanti, kështu që u huazua nga Perëndimi, Lindja dhe Juglindja. U ndryshua edhe mënyra e luftës”, theksoi Kalin Videnov, ciceron në kala.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип