Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite.
Para pak kohe legjenda e estradës bullgare Lili Ivanova u nderua me Medaljen e Nderit të Presidentit.
FOTO: Президентство
Çmimi u dha pas koncertit të saj më 20 maj në Teatrin Kombëtar "Ivan Vazov" për rëndësinë e jashtëzakonshme të punës së saj për kulturën muzikore bullgare, për kontributin e saj në prestigjin e lartë ndërkombëtar të traditës muzikore bullgare, si dhe si një shenjë respekti për talentin e saj, me të cilin ajo fitoi famën e yllit të muzikës bullgare pop.
Një prej këngëve emblematike të saj është “Tërfilat”. Është kompozuar dhe aranzhuar nga bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar Asen Gargov. Teksti është i Asen Oshanovit.