Artikull
Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro
Martë 9 Korrik 2024 10:43
Martë, 9 Korrik 2024, 10:43
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400 milionë eurosh për dëmet e pësuar si rezultat i pezullimit të njëanshëm të furnizimit me gaz natyror në prill 2022 - dy muaj pas sulmit rus në Ukrainë. Në maj 2024, "Bulgargaz" i dërgoi një ftesë "Gazprom Export" për zgjidhjen vullnetare të pretendimit sipas kontratës midis dy kompanive. Pala ruse nuk ka bërë asgjë për ta zgjidhur çështjen jashtë gjykatës, thuhet në mesazh.