LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Mot me vapë

Martë, 9 Korrik 2024, 16:40

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë nga 34 në 39°, në kryeqytet 34°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me erë mesatare verilindore. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 29-31°. Uji i detit është 25-26°.
Mbi malet do të mbajë mot me diell. Pas mesditës në masivet perëndimore do të ketë vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 29°, në 2000 m deri në 22°.
Ditët e enjte dhe të premte do të mbeten të nxehta. Pas mesditës, në Bullgarinë Lindore dhe malet janë të mundshme reshje afatshkurtra.