Artikull
Dogan kërkoi dorëheqjen e Peevskit dhe të mbështetësve të tij në DPS
Enjte 11 Korrik 2024 06:26
Enjte, 11 Korrik 2024, 06:26
Ahmed Dogan (majtas) dhe Deljan Peevski
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga Lëvizja. Arsyet janë: mosrespektimi sistematik i Rregullores së DPS-së; shkelja e rëndë e vendimeve të Konferencës së fundit Kombëtare të DPS-së; qëndrimi brutal ndaj anëtarëve të organeve qendrore të qeverisjes, ndaj deputetëve të DPS-së, ndaj strukturave rajonale dhe bashkiake. “Një psikozë frike është krijuar qëllimisht për jetën, punën dhe pronën e njerëzve. Askush nuk mund të vjedhë apo përvetësojë DPS-në”, tha Dogan.
Vlerësimet e dhëna janë të paarsyeshme, dhe kërkesa për dorëheqje është në kundërshtim me Rregulloren e DPS-së, u përgjigj Peevski. “Ahmed Dogan dhe unë e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe të dy e dimë se cila është e vërteta. Askush nuk mund ta ndalë Fillimin e Ri”, ka shkruar gjithashtu Peevski.
Publikoi / Publikuan: БНР екип