LAJME

Artikull

Grupi parlamentar i DPS-së ndahet, mandati i dytë i kabinetit shkon në PP-DB

Enjte, 11 Korrik 2024, 08:16

Grupi parlamentar i DPS-së ndahet, mandati i dytë i kabinetit shkon në PP-DB

FOTO: dps.bg

Madhësia e shkronjave

Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit kanë marrë pjesë në takimin me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në rezidencën Rosenec gjatë fundjavës.
Kirova kujtoi se në këtë mënyrë ndryshon konfigurimi i parlamentit dhe DPS që tashmë ka 27 deputetë nuk është grupi i dytë parlamentar në numër. Pra, mandati i dytë për formimin e qeverisë duhet të shkojë te "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Koalicioni ka 39 deputetë.