Artikull
Bullgaria, Greqia dhe Rumania përgatisin një "Shengen Ushtarak"
Enjte 11 Korrik 2024 11:20
Enjte, 11 Korrik 2024, 11:20
FOTO: @NikosDendias
Madhësia e shkronjave
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington një letër për synime për të krijuar një korridor për lëvizshmërinë ushtarake. Me sugjerimin tim, në vjeshtë do të kemi një takim trepalësh në Aleksandropol për të diskutuar zbatimin”, ka shkruar Dendias në rrjetin social X.
Korridori do të lidhë Selanikun, Aleksandropolin, Varnën dhe Konstancën. Baza më e madhe e NATO-s në Evropë po ndërtohet afër Konstancës. Qëllimi i korridorit është të ofrojë reagim të shpejtë dhe përforcime në rast krize. Planet për të ashtuquajturat "Shengeni Ushtarak" janë të vitit 2016 dhe emrin e ka dhënë komandanti i atëhershëm i forcave tokësore amerikane në Evropë, gjenerali Ben Hodges.