SPORT

Artikull

Plovdivi mirëpret pjesëmarrësit nga e gjithë bota në dy kampionate të kanoe-kajakut

Premte, 12 Korrik 2024, 02:15

Plovdivi mirëpret pjesëmarrësit nga e gjithë bota në dy kampionate të kanoe-kajakut

FOTO: canoe-bg.com

Madhësia e shkronjave

Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak, njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të zhvillohet Kampionati Botëror për të rinj dhe të reja të moshës deri në 23 vjeç dhe për adoleshentë dhe adoleshente.
Garat përkojnë me kremtimin e 100-vjetorit të kanoe-kajakut në Bullgari dhe pritet të mbërrijnë gjithsej mbi 1550 pjesëmarrës.
Për kampionatin për garues të moshës nën 23 vjeç dhe për adoleshentë dhe adoleshente kanë aplikuar mbi 800 garues nga 67 shtete. Bullgaria do të përfaqësohet me 9 garues në Kampionatin për të rinj deri në 23 vjeç dhe me 18 në garat për adoleshentë dhe adoleshente.

Publikoi / Publikuan: БНР екип