MUZIKË

Artikull

"Kënga ime, dashuria ime"

Premte, 12 Korrik 2024, 05:40

Jordanka Hristova

Jordanka Hristova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka kontribuuar në formimin e shijes muzikore në vendin tonë.
Ju ofrojmë interpretimin e paharrueshëm të yllit të madh të estradës bullgare Jordanka Hristova “Kënga ime, dashuria ime”. Muzika është e Josif Cankovit, teksti u shkrua nga Dimitër Vasilevi, aranzhimi është i Nikollaj Arabaxhievit. Në vitin 1967, "Kënga ime, dashuria ime" në interpretim të Jordanka Hristovës fitoi çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë".
Mund të mësoni më shumë për veprën e kompozitorit Josif Cankov dhe për këngëtaren e dashur Jordanka Hristova nga postimet e mëposhtme:

Publikoi / Publikuan: БНР екип