LAJME

Artikull

Një delegacion bullgar mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Premte, 12 Korrik 2024, 08:38

Një delegacion bullgar mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën përkujtimore dhe u nënshkrua në librin e ngushëllimeve. “Një nderim për kujtimin e viktimave. Na takon neve, të gjallëve, që të mos lejojmë që kjo të ndodhë më”, ka shkruar Prof. Cokov.
Këtë vit me një rezolutë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Përfaqësues të dhjetëra vendeve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Potoçari dhe Bullgaria ishte në mesin e delegacioneve të përfaqësuara në nivel ministror. Gjatë pelegrinazhit, Cokov ishte i shoqëruar nga ambasadori bullgar në Sarajevë, Valeri Jotov, raporton BTA.