LAJME

Artikull

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Premte, 12 Korrik 2024, 10:10

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

FOTO: Këshilli Rajonal i Taraklsië

Madhësia e shkronjave

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të bullgarëve dhe mirëmbajtjen e universitetit shtetëror bullgar "Grigori Cambllak” në Tarakli.
Në takimin e mbajtur në parlamentin rumun në Bukuresht, kryetari i rajonit të Taraklisë Lazar Dermenxhi dhe Georgi Nakov ranë dakord për hapat për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve. Ajo do të përfshijë nga dy përfaqësues të komuniteteve bullgare nga Ukraina, Moldavia, Hungaria, Rumania, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, dhe të vendeve të tjera evropiane.
“Qëllimi i shoqatës është të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e pakicave kombëtare bullgare në të gjitha nivelet. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e ndryshimeve globale që mund të ndikojnë në mënyrën e tyre të jetesës. Takimi i parë i shoqatës së sapokrijuar do të mbahet në Parlamentin e Rumanisë”, njofton Këshilli Rajonal i Taraklisë në Moldavi.

Publikoi / Publikuan: БНР екип