Artikull
Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne
Premte 12 Korrik 2024 12:36
Premte, 12 Korrik 2024, 12:36
Dimka Vlladimirova
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”.
Dimka Vlladimirova është një nga themeluesit e Ansamblit për Këngë Popullore të Radio Televizionit Bullgar dhe soliste në vazhdim të shumë viteve e korit "Misteri i Zërave Bullgarë".
Repertori i saj është i ndikuar fuqishëm nga rajoni etnografik Tronki, ku ka lindur këngëtarja. Këngët e saj mbajnë tiparet karakteristike të stilit të Trakisë dhe Stranxhës. Djali i saj Ljubomir Vlladimirov është një nga interpretuesit kryesorë të tamburasë në Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.
Ju ftojmë të shijoni disa nga interpretimet e këngëtares së paharrueshme në postimin e mëposhtëm:
Publikoi / Publikuan: БНР екип