Artikull
"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!
Shtunë 13 Korrik 2024 05:40
Shtunë, 13 Korrik 2024, 05:40
FOTO: Facebook / toplocentralata
Madhësia e shkronjave
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest".
Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe do të fluturojnë mbi "Topllocentralla" më 13 korrik (e shtunë) për të shënuar fillimin e festivalit, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.
Punëtori, kinema, joga, pazare, muzikë, vrojtim me teleskop, teatër dhe art eksperimental i presin vizitorët gjatë fundjavës. Artisti francez i cirkut Xhabar do të zhvillojë një punëtori dhe do të japë një performancë, ndërsa adhuruesit e artit bashkëkohor do të shijojnë performancën "Zvuk 6" ("Tingulli" 6) - një bashkëpunim franko-bullgar në të cilin ndërthuren muzika, drita dhe imazhi.
„Звук 6“
FOTO: Facebook / toplocentralata
Gjatë sezonit të kaluar artistik (nga janari deri në korrik), "Topllocentralla" priti dhjetëra ngjarje. Ngjarja më e madhe u zhvillua në qershor, kur qendra kulturore priti Takimin Ndërkombëtar të rrjetit më të madh të arteve skenike IETM me pjesëmarrjen e 400 të ftuarve nga e gjithë bota.
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: Facebook / toplocentralata
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип