TURIZËM

Artikull

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

Shtunë, 13 Korrik 2024, 06:30

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

FOTO: buzludzha-project.com

Madhësia e shkronjave

Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë.
Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në sigurimin e ndërtesave të braktisura, tregojnë se vetëm për muajin qershor 2024, monumenti ka mbledhur në rrjetin social më shumë se 18,000 hashtags #abandonedbuildings. Kjo e bën atë jo vetëm një nga ndërtesat më ikonike të braktisura, por edhe një magnet të vërtetë për adhuruesit e aventurës dhe fotografisë nga e gjithë bota.

FOTO: buzludzha-project.com

Ndërtimi është një simbol monumental i regjimit komunist, por pas rënies së tij në vitin 1989, ai u braktis dhe gradualisht u shkatërrua.

FOTO: БГНЕС

Megjithatë, Buzlluxha ka një bukuri dhe mister të veçantë që e bën atë të parezistueshme për shumë njerëz. Kupola e madhe me një yll të kuq është një pamje e pakrahasueshme. Dhe pjesa e brendshme e monumentit është një magnet për dashamirët e fotografisë, me sallat, shkallët dhe korridoret e tij të braktisura. Megjithatë, ato aktualisht nuk janë të disponueshme për vizitorët për arsye sigurie. Po ndërmerren veprime për restaurimin e Buzlluxhës dhe shndërrimin e saj në një muze apo qendër kulturore. Deri atëherë, do të mbetet një vend emplematik që do të frymëzojë krijuesit dhe aventurierët nga e gjithë bota.
Lexoni më tepër:Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: buzludzha-project.com, BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello